Përkujtohet polici Enver Zymberi, mungojnë liderët institucionalë

Kanë kaluar tetë vjet që nga 26 korrik 2011, datë kur forcat e Njësisë Speciale të Policisë se Kosovës zhvilluan aksionin e madh për shtrirjen e sovranitetit dhe marrjen e pikave kufitare në veri të Kosovës, ku edhe ka rënë heroikisht Enver Zymberi.

Zymberi u përkujtua me ceremoni dhe nderime nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj tha se Zymberi është hero i Kosovës.

“Sot është ditë e veçantë meqenëse ne po e kujtojmë veprën e heroit tonë dhe të Kosovës, Enver Zymberi”, tha Qalaj.

Mungesën e liderëve politik, Qalaj nuk e komentoi me pretekstin se nuk është i thirrur për këtë.

Atë botë me urdhër të ish-kryeministri Hashim Thaçi, për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës, forca të shumta policore ia mësynë Mitrovicës.

Zymberi u vra më 26 korrik të vitit 2011 në Veriun e Mitrovicës afër fshatit Çabër, pas 20 minuta luftimesh ndërmjet forcave të pjesëtarëve të Njësisë speciale operative – ROSU dhe një grup personash me nacionalitet serb.

loading…