Përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani “KORRI”

Me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, institucionet komunale të Vitisë përfaqësues të OVL të UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorit, bashkëvendës e qytetar të tjerë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Mejdiu, u përkujdes për armët duke bërë furnizimin nga Shqipëria dhe duke i sjellur në frontin e luftës. Mejdiu, zhvilloj shumë beteja, duke u flijuar kështu për çlirimin e plotë të vendit që ne sot e gëzojmë.

Përndryshe dëshmori Mejdi Korrani vjen nga Pozherani dhe ka rënë heroikisht në Betejën e Koshares.