Përkujtohen 24 martirët e Çikatovës së Vjetër, vihet gurthemeli i pllakës përkujtimore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, familjarë dhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrezave të 24 civilëve të vrarë të fshatit Çikatovë e Vjetër dhe kanë venë buqeta me lule.

Në 20 vjetorin e rënies së 24 civilëve të këtij fshati, kryetari Lladrovci, kryetari Veseli dhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj kanë venë gurthemelin e pllakës përkujtimore e cila do të ndërtohet gjatë këtij viti.