Përkujtohen 15 martirët e fshatit Poterç të Klinës, u vranë nga serbët veç pse ishin shqiptarë

Sot, më 29 mars, u bënë 22 vjet kur dora kriminele serb i vrau 15 banorët e fshatit Poterç të Epërm të Klinës. I ekzekutoi ata vetëm pse ishin shqiptarë.

Më i riu në mesin e të vrarëve ishte Zymer Shala, ende pa i mbushur 16 vjet.

Të vrarë mbetën edhe vëllezërit Binak dhe Zenun Shala, po të familjes së Zymerit të ri.

Familja Shala e Poterçit ishte shquar edhe më herët për trimërinë dhe atdhedashurinë, prandaj në çdo periudhë ishte pengesë për pushtuesin serb.

Në maj të vitit 2018 një serb ishte arrestuar si i dyshuar për masakrën në këtë fshat, mirëpo ai shumë shpejt ishte liruar “në mungesë të dëshmive”.

Në këtë fshat ishin organizuar edhe protesta kundër ardhjes së serbëve aty, pasi që janë pikërisht ata që dyshohen për vrasjen e tyre.