Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shpërfaqur përkrahjen e madhe të qytetarëve ferizajas për AAK-në.
“Vizioni i qartë për një Kosovë Fituese, sot mori përkrahje të fuqishme në Ferizaj. Qyteti që gjithmonë ka qenë simbol i ndërmarrësisë, guximit dhe kreativitetit rinor, e që gjatë qeverisjes sonë ne e bashkuam përmes njërit prej projekteve tona më të mëdha; sot u bë dëshmitar i një projekti kombëtar që do të transformojë realitetin tonë të përditshëm”, shkruan Haradinaj.
Postimi:







