Përkrahësit e Trumpit përplasen me policinë në afërsi të Capitolit në Washington VIDEO

Pëkrahësit e Donald Trumpit janë përplasur me policinë në shkallët e ndërtesës së Capitolit në Washington DC, ndërsa në Kongres po vazhdon seanca për të certifikuar rezultatin e kolegjit elektoral, shkruan “The Independent”.

Disa prej zyrave të Kongresit në atë zonë janë nën urdhërat e evakuimit dhe konfrontimet janë duke u bërë të dhunshme, ku është përdorur gaz lotsjellës dhe po ashtu ka pasur grushtime.

Ka raportime për tentime për t’u futur ndërtesë, të cilat janë ndaluar nga policët.

Turma e zemëruar raportohet se ka thyer katër vija të sigurimit për të arritur te Capitoli.