Përkrahësi i Vetëvendosjes dhe Kurtit: Shteti zviceran ka vrarë shqiptarë, është shtet kriminal

Sokol Halili, përkrahësi i Vetëvendosjes i cili ishte bërë viral para disa ditësh pasi që kishte aksidentuar një qen në rrugë përderisa ishte duke lobuar për mbështetjen ndaj VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka folur për kushtet e jetës së tij në Zvicër.

Ai ka thënë në T7 se ka jetuar me familje në Zvicër, por nuk ka kursyer fjalët për këtë shtet.

Haliti ka thënë se shteti zviceran ka vrarë shqiptarë nëpër burgje.

“Zvicra, edhe pse shqiptarët e shohin si shtet të fortë, ky shtet ka vrarë shqiptarë. Është shtet kriminal”, ka thënë ndër të tjerash Haliti.

Ai ka thënë se do t’i faktojë të gjitha këto akuza ndaj shtetit zviceran.