Kate Middleton

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kate Middleton, anulon të gjitha eventet publike

Princesha e Wellsit, Kate Middleton nuk ka gjasa të bëjë ndonjë paraqitje publike për pjesën tjetër të vitit. Gjendja e saj shëndetësore është tepër serioze.

Burime nga Pallati Buckhingam thanë për median britanike ‘Daily Beast’ se Princesha e Uellsit ka të ngjarë “që mos të shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit” mes trajtimit të vazhdueshëm me një regjim kimioterapie.

Burimet mbretërore po e lënë të hapur mundësinë që ajo të rikthehet me një video mesazh të ri mbi ecurinë e shëndetit të saj.

‘Radar Online’ raporton se Princesha e Uellsit vuan nga lodhja, të vjellat dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese.

Pavarësisht kësaj, ajo përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme përballë fëmijëve të saj, pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louis të shqetësohen për gjendjen e nënës së tyre.