Përkeqësohet gjendja shëndetësore e deputetit Fetah Rudi, pas infektimit me koronavirus

Deputetit të LDK’së, Fetah Rudit iu është përkeqësuar gjendja pas infektimit me COVID 19 dhe është dërguar në Klinikën Infektive për trajtim.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në profilin e Rudit në Facebook nga djali i tij.

Ai ka thënë se momentalisht deputeti e ka gjendjen stabile, me shenja drejt përmirësimit.

”Të dashur miq, në pamundësi që tu përgjigjemi të gjitha thirrjeve dhe interesimit të juaj për gjendjen e babit, ju njoftoj se pas keqësimit të gjendjes, babi po e vazhdon trajtimin në Klinikën Infektive në Prishtine. Momentalisht gjendjen e ka stabile, me shenja drejte përmirësimit. Lutemi për shërimin e plote te babit, dhe te gjithë të prekurve me Covid-19″, ka shkruar djali i deputetit Fetah Rudi, Pertiti.