Përhapja masive e variantit Delta detyron ashpërsimin e masave në shumë vende

Përhapja masive e variantit Delta të koronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi, ka nxitur rishikimin e masave në shumë vende të botës.

Moska ka regjistruar numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga COVID-19 deri më tani, kryesisht shkaku i përhapjes së këtij varianti.

Delta ka detyruar, gjithashtu, disa vende të Azisë që t’i ashpërsojnë masat, duke nxitur shqetësime për udhëtime në Evropë, ku vaksinimi ka ndikuar në uljen e shifrës së të infektuarve dhe lirimin e shumë masave kufizuese.

Por, ekspertët kanë paralajmëruar se pandemia nuk është afër përfundimit sherri i variantit që po përhapet shumë më shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka evidentuar këtë fundjavë numrin më të ulët të rasteve në botë që nga shkurti, porse ka paralajmëruar që Delta, tashmë i pranishëm në 92 shtete, po sjell valë të re infektimesh në vendet nga Indonezia në Rusi.

Në shumicën e vendeve evropiane ka rënë numri i infektimeve dhe vdekjeve, derisa Qeveritë i kanë liruar masat këtë fundjavë.

Porse shumica e tyre, përfshirë Gjermaninë, janë prekur nga përhapja e rasteve të infektimit me variantin Delta. Ky variant është tani dominues në Portugali, duke numëruar rreth 51 për qind të të gjitha rasteve me COVID-19.

Si rrjedhojë e situatës së re, ekspertët shëndetësorë kanë rekomanduar zbatimin e izolimeve gjatë verës në vendet me shkallë të ulët të vaksinimit.