Përhapja e koronavirusit përmes ajrit, mënyrat se si ta mbroni vetën

Janë bërë më shumë se shtatë muaj prej se u shfaq për herë të parë koronavirusi i ri në Wuhan, por shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit ende nuk e kanë kuptuar natyrën e virusit.

Një studim nga një grup prej 217 shkencëtarëve që aludonte se koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit, gjë të cilën më pas nuk e përjashtuan as ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan Al Jazeera.

Deri në atë moment, ekzistonte ideja se Covid-19 mund të transmetohej vetëm nëpërmjet spërklave që lirohen nëpërmjet teshtitjes apo kollitjes, për të cilën si masë parandaluese është parë maska kirurgjikale.

Efektet dhe rreziqet e përhapjes nëpërmjet ajrit kohët e fundit kanë ngjallur një debat shkencor.

Si mund ta mbroni vetën nga kjo?

Vendosja e maskave siç duhet dhe mbajtja e distancës fizike rekomandohen në çdo kohë.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu të shmangin hapësirat e mbushura me njerëz, veçanërisht transportin publik dhe ndërtesat publike.

Në hapësirat e mbyllura, sikurse janë shkollat, zyret dhe spitalet, ajrosja konstante gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e infeksionit, sipas Jose-Luis Jimenez, kimist në Universitetin e Kolorados së SHBA-ve.