“Përgjigju në shqip” – gazetari maqedonas e zë ngushtë Vuçiqin

Një kërkesë të pazakontë i drejtoi gazetari i Maqedonisë së Veriut, Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën dhe Zoran Zaev.

Pasi gazetari i drejtoi një pyetje, Vuçiç e pyeti nëse donte t’i përgjigjej në anglisht apo serbisht, ndërsa gazetari befasoi kur me shaka i tha të përgjigjej në shqip.

“Për fat të keq nuk e flas dot shqipen, do më duhet ta mësoj”, u shpreh Vuçiq.