Përgjaket dasma në këtë shtet, makina përplas për vdekje katër dasmorë

Katër persona të vrarë dhe katër të plagosur është bilanci i një sherri që shpërtheu në një dasmë të komunitetit rom në Spanjë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, katër personat që humbën jetën u përplasën nga një makinë jashtë restorantit ku po mbahej dasma. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Torrejon de Ardoz, rreth 25 kilometra në veriperëndim të Madritit.

Viktimat janë një grua 70-vjeçare, dy burra të moshës 40 dhe 60 vjeç dhe një djalë 17-vjeçar. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit që shpërtheu mes dasmorëve jashtë restorantit.

Policia vendase bën me dije se deri më tani tre persona janë arrestuar, ndërsa autori i katërt është shpallur në kërkim.

“Kur mbërritëm në vendngjarje gjetëm katër persona të vdekur të cilët kishin pësuar lëndime të shumta fatale”, tha një përfaqësues i ekipeve të shpëtimit./abcnews.al/