Aksidentet

Përgjakën rrugët e Kosovës, Haradinaj: Policia të jetë vigjilente dhe e pakompromis

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranon lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbin jetën të rejat dhe të rinjtë tanë.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga aksidentet e trafikut kanë humbur jetën tre persona. Dy femra vdiqën mbrëmë në magjistralën Prishtinë Ferizaj, kurse sot një 13 vjeçar u godit për vdekje në Skenderaj. /Ballkani.info/