Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë së Kosovës, Kastrati i ASK-së tregon si do të veprohet në veri

Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë në Agjencisë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë nga 1 shtatori deri më 16 tetor të këtij viti.

Ai ka treguar se si do të bëhet regjistrimi i popullsisë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Kastrati ka thënë se në komunat e tjera me shumicë serbe, do të zhvillojnë takime për t’i njoftuar qytetarët e asaj ane për procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Ne i kemi përgatitë çështjet profesionale sa i përket Agjencisë së Statistikës. Të gjitha aktivitetet e nevojshme janë në linjë me kohën që pritet me u realizu regjistrimi i popullsisë nga muaji shtator 2023 edhe duke përfshirë fushata sensibilizuese që jemi në përfundim e sipër të fazës së parë, do të jemi edhe në vende tjera që ende nuk i kemi zhvilluar disa takime deri tani”.

“Po, ne shpresojmë që edhe popullsia që jeton atje do të përfshihet në regjistrim sepse është një e mirë për ata me ditë sa janë, kush janë, çfarë strukture, çfarë gjendje socio-ekonomike janë edhe ne jemi duke diskutuar ndoshta do të shkojmë të diskutojmë më atë pjesë me të gjitha komunitetet se aty ka komunitete të ndryshme edhe do t’i njoftojmë për procesin që është një proces i mirë për krejt është i mirë sepse secili ka dëshirë me ditë kush jeton, sa jetojnë, si jetojnë, dhe besoj që duhet të jenë pjesë e regjistrimit edhe komunitetet tjera joshqiptare”, tha Kastrati.