Përgatitet kallëzimi penal ndaj Agim Ademit, Eroll Salihut dhe KE të FFK-së

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës vazhdojnë të këmbëngulin që mandati 4 vjeçar i presidentit Agim Ademi është legal, pavarësisht që këtë e ka demantuar zyra ligjore e Ministrisë së Sportit dhe e Ministrisë së Administratës Publike.

Poashtu edhe UEFA në përgjigjen zyrtare, tregoi se kjo nuk është çështje në të cilën mund të ndërhyjë.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që delegatët e klubeve duke parë situatën aktuale, po përgatisin kallëzim penal në Prokurori për presidentin Agim Ademi, sekretarin Eroll Salihu dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.

Ndryshe, nënshkrimet e mbledhura nga delegatët të cilët duan të kenë zgjedhje në janar të 2020-tës, pritet të deponohen gjatë kësaj jave në Federatën e Futbollit të Kosovës.