Përfundon “Vidovdani”, serbët këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën

Kjo festë është mbajtur çdoherë në Gazimestan, mirëpo këtë vit po mbahet në Graçanicë, me vendim të peshkopit Teodosije Shibaliq.

Një grup qytetarësh serbë, pas kryerjes së meshës për festën e njohur si Vidovdan, kanë defiluar në rrugët e Graçanicës, duke kënduar këngë nacionaliste për Kosovën.

Bëhet e ditur se në tubim u pa edhe djali i presidentit të Serbisë, Aleksndar Vuçiq, i shoqëruar me truproje.

Serbët në Graçanicë po festojnë festën e Vidovdanit. Qindra serbë janë mbledhur në Graçanicë për ta festuar këtë festë. Deri tani situata ka qenë e qetë.

Manifestimi ka filluar që nga mëngjesi, ndërkaq për mbarëvajtjen e saj po kujdeset Policia e Kosovës, e cila ka treguar se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës dhe se ato do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit./Periskopi