Përfundon trajnimi ‘Aftësitë e buta’ nga AVONET dhe Qendra Rinore në Ferizaj

AVONET në bashkëpunim me Qendrën Rinore të Ferizajt sot përfundoj dhe njëri nga trajnimet në Komunën e Ferizajt që u zhvillua në kuadër të projektit “One for All” i cili ishte trajnimi “Soft Skills apo Aftësitë e Buta” ku të rinjt u aftësuan rreth moduleve të parapara nga trajneri.

Sot u bë dhe shpërndarja e çertefikatave ku ishin prezent Drejtoresha për Rini, Kulturë dhe Sport znj.Xhemile Shabani-Murati , shefe e Sektorit të Rinisë/Qendra e Rinisë znj.Dashurije Ahmeti dhe trajneri z.Besmir Ahmeti dhe Erleta Haxhimusa dhe Mimoza Shabani asistente.

Projekti “One For All” është implementuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt e mbështetur nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ Programi YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional).