Tashmë nga mediat italiane dhe gazetarët më të njohur italian është bërë punën e kryer. Vedat Muriqi nga sezoni i ri do bartë veshur fanellën e Lazios.

Reprezentuesi i Kosovës kaloi vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por në aspektin individual shënoi sukses të madh. Sulmuesi shtatlartë e mbylli sezonin me 15 gola, duke u renditur i katërti në listën e top golashënuesve në Superligën e Turqisë. Ai gjithashtu shtoi edhe 5 asistime.

Falë formës së tij të mirë në sezonin e fundit, për sulmuesin prizrenas kanë shprehur interesim një numër i madh i klubeve europiane, teksa Lazio besohet se ka siguruar tashmë shërbimet e tij.

Gazetarët e njohur italian, Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Manuele Baiocchini nga ‘Sky Sport Italia’ kanë shkruar për përmbylljen e marrëveshjes.

Di Marzio ka shkruar shkurt në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke njoftuar se tashmë marrëveshja mes klubeve është arritur, ashtu siç ka njoftuar edhe Romano.



Kurse, Baiocchini ka bërë të ditur se sulmuesi prizrenas do t’i kushtojë Lazios afër 20 milionë euro.