Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje për koalicion

Ka përfunduar për më pak se një orë takimi ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit. As ky takim nuk ka sjellë marrëveshje koalicioni ndërmjet LVV dhe LDK-së.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, tha pas takimit, se të dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për arritjen e marrëveshjes.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të flasë nëse ndasitë për arritjen e marrëveshjes kanë të bëjnë me kërkesën e LDK-së për postin e presidentit.

“Kaq kam informata për media. Do të ketë intensifikim të takimeve çdo ditë”, tha Mustafa për media, duke mos dashur të japë më shumë detaje.