Ka përfunduar takimi i liderëve shtetëror me Ekipin Negociator, ku është diskutuar për dialogun me Serbinë, përcjellë Ballkani.info
“Sot ftova krerët institucional dhe krerët e delegacionit, Ahmeti me arsye nuk ishte prezent, debati ishte pozitiv dhe konstruktiv. Samiti ishte lajm për procesin historik që po kalon Kosova drejt Organizatës të Kombeve të Bashkuara, ne kemi një mandat para qytetareve shtetit tonë integritetin dhe sovranitetin dhe e kemi kushtetuten dhe vendimmarrjen që ekemi në Kuvend” pohoi Veseli.
“E inkurajojmë dhe falënderojmë BE-në për fillimin e involvimit serioz në këtë proces historik në mënyrë të veçante ishte qëndrim i përbashkët i yni një nga shtetet mike për Kosovën dhe rolin më të fuqishëm global SHBA me këtë rast falënderojmë presidentin Trump, për iniciativat që ka pasur deri më tani” shtoi tutje kreu i Parlamentit.
Ai tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do jetë. Tutje i pari i parlamenti tw Kosovës premtoi se nuk flitet asnjëherë për shtetin dhe sovranitetin.
“Ne po flasim për obligimet që duhet marr Kosova si shtet ndaj qyteteve e fqinjëve, për ne me rëndësi është ky proces dhe do marrim pjesë në procese të tilla kudo qe ftohemi, qëllimi ynë është Kosova të jetë në OKB me sovranitet dhe integritet të pacenuar” shtoi Veseli.







