Përfundon takimi mes Lajçakut, Bislimit dhe Petkoviqit

Në Bruksel ka përfunduar takimi i të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Takimi trepalësh u mbajt pasi diplomati sllovak zhvilloi takime bilaterale me delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Lajçak të dielën shprehu pritjen se të dy negociatorët kryesorë do të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat konkretë të ardhshëm drejt zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.