Përfundon takimi me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, Hovenier deklarohet për mediat

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Pas takimi ambasadori Hoveier ka dhënë edhe një deklaratë për media. Ai ka falënderuar deputetët e Komisionit për punën që po e bëjnë duke mos dhënë më shumë detaje rreth takimit, shkruan Reporteri.net.

Por kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi tha se me Ambasadorin Hovenier kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dyja vendeve dhe rrugëtimin e përbashkët drejt integrimeve veri-atlantike.

“Kishim mysafir ambasadorin e SHBA-ve, rikonfirmuam lidhjen e marrëdhënieve strategjike me SHBA-të, rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimeve veri-atlantike”, ka thënë Abazi në konferencë për media.