Përfundon takimi Lajçak-Kurti, nuk deklarohen për media

Ka përfunduar takimi ndërmjet Përfaqësuesit të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak dhe kryetari të Vetëvendosje-së, Albin Kurtit.

Pas takimit i cili është zhvilluar në selinë qendrorë të VV-së, të dy protagonistët nuk kanë bërë ndonjë prononcim para gazetarëve.

Ai nesër do të takojë edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.

Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.