Para pak minutash ka përfunduar takimi mes kryetarit të Vetevendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, i cili është zhvilluar sot në një restorant në Prishtinë.
Kurti e Mustafa, janë larguar nga restoranti nga dalja e parkingut pa u prononcuar për media.Mediat nuk ishin lejuar as të futen në reastorant deri sa zhvillohej takimi.
Ende nuk dihet nëse dy liderët e partive kanë bërë ndonjë marrëveshje.Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.
Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.







