Rreth gati pas një ore bisedime, ka përfunduar takimi mes të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të parit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Se takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje, e ka konfirmuar Krasniqi, i cili po mban një konferencë për media.

Krasniqi tha se gjatë takimit ia potencioi Kurtit kërkesën për ndërrimin e kandidatës për kryeparlamentare, pasi sipas tij “Albulena Haxhiu nuk kalon”.