Seanca

Përfundon seanca për sot, votohet në parim Projektligji për kontrollin e kufirit shtetëror

Seanca e deputetëve të Kuvendi të Kosovës për sot ka përfunduar pas disa orëve të mbajtjes së saj.

Për gjatë kësaj periudhe kohore deputetët kanë votuar një mori pikash. Prej tyre janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimet Private të Sigurisë.

Ndër pikat e fundit që sot janë miratuar në parim të parë janë:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

VIDEO BONUS: VV në Prishtinë kërkon shkarkimin e kryekuvendarit, s’ka koalicion me LDK-në e as PDK-në