Përfundon seanca ndaj Azem Kurtajt, pas pak merret vendimi

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Azem Kurtajt, të dyshuarit për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Pas seancës gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Ferizaj, avokati i Kurtajt, tha se ai ishte sulmuar me mjete dhe ishte ofenduar pak sekonda para se të ndodhte incidenti.

Avokati Naim Ferati tha se Kurtaj kishte shtënë me armë personale dhe jo me atë zyrtare të cilën e bart për shkak të detyrës së tij si pjesëtar i FSK-së.

Avokati gjithashtu shtoi se Kurtaj kishte shtënë me armë në drejtim të asfaltit dhe jo në drejtim të turmës që e ka kanosur, raporton Indeksonline.