Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve ë rastin e patentë shoferëve

Para pak minutash ka përfunduar seanca dëgjimore në rastin e të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, ka thënë se në këtë seancë Prokuroria ka ofruar dëshmitë e veta, ndërsa pala mbrojtëse pretendimet e veta.

Ka shtuar se ndaj katër personave të dyshuar, Prokuroria është tërhequr nga kërkesa e paraburgimit.

“Seanca për të pandehurit tanimë ka përfunduar. Gjatë kësaj seance, prokuroria ofroi dëshmitë të cilat i ka në dispozicion dhe pala mbrojtëse gjithashtu pretendimet e tyre. Në fund, prokurori u tërhoq nga kërkesa e paraburgimit për të pandehurit, Shkelqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe Ava Kurteshi, ndërsa për të pandehurit tjerë pritet që Gjykata të marrë vendim brenda 48 orëve”, tha ai.

Arsyeja e mos caktimit të paraburgimit ndaj 4 personave në fjalë, tha Beqiri është se ata e kanë vlerësuar se nuk ka bazë që ndaj tyre të përcaktohet paraburgim.

“Deri tek hetimi i kësaj çështjeje është bërë me masa të fshehta”, tha ai.