Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme që ka nisur nga ora 10 e mëngjesit, tha se s’po sheh seriozitet te deputetët për të vazhduar seanca, kështu që mbylli seancën për të vazhduar tjetër ditë.

Por, kujtojmë se me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në Kryesi të Kuvendit shkuan dy kërkesa për dy seanca të jashtëzakonshme.

Seanca e parë pritet të thirret të mërkurën (me datën 6 mars), lidhur me bllokimin dhe mosfunksionimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nga presidenti Hashim Thaçi.

Ndërkaq, seanca e dytë pritet të thirret një ditë pas saj, të mërkurën, lidhur me shpenzimet “enorme të Qeverisë”.