Sulmi në veri

Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë, pritet vendimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Në këtë seancë, është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre të dyshuarve, ndërsa pritet të merret vendimi./Betimi për Drejtësi