Përfundon seanca dëgjimore ndaj drejtorit të KEK-ut, pritet të merret vendimi

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale.

Ndërsa, pritet të merret vendimi lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Seanca dëgjmore është mbajtur tek gjykatësja e procedurës paraprake, Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, PSRK ka kërkuar që Krasniqit t’i caktohet masa e paraburgimit.