Kanë përfunduar punimet në rrugën 10 kilometërshe, Matiqan-Gërmi-Butovc-Kolovicë.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Për dhënien e kontratës për kryerjen e përgatitjeve për asfaltimin e kësaj rruge, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar në maj të vitit 2015.