Përfundon rinumërimi: A e kaloi pragun koalicioni Nisma-AKR, tregon Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë sot se koalcioni Nisma-AKR përfundimisht e ka kaluar pragun zgjedhor.

“Koalicioni ynë përfundimisht u konfirmua si pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Faleminderit më shumë se 42 mijë qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Zyberaj.

Duket se kjo informatë Zyberajt i vije nga QNR-ja ku ka përfunduar rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve. /Ballkani.info/