Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur protesta me moton “1 nga 5 milionë”, tubimi i qytetarëve dhe opozitës “Të gjithë si një”.
Protesta e opozitës rreth Lidhjes për Serbisë zyrtarisht ka përfunduar sonte në Beograd pak para orës 20, kurse autoriteteve u është dhënë afat prej gjashtë ditësh që t’i përmbushin kërkesat që sot pasdite janë bërë të ditura në protestë, shkruan Ballkani.info.
Siç kanë thënë, përfaqësuesit e opozitës, ata të qytetarëve, janë të gatshëm që të bisedojnë me “organet përgjegjëse”, por jo edhe me presidentin e Serbisë dhe kryetaren e Parlamentit të Serbisë.
Nëse kërkesat e tyre nuk përmbushën, është paralajmëruar protestë e re për të shtunën e ardhshme.
Në protestë kanë marrë pjesë njerëz edhe nga qytete tjera të Serbisë. Sipas të dhënave të policisë serbe, në protestën e sotme kanë marrë pjesë 7300-7500 njerëz nga e gjithë Serbia. /Ballkani.info/







