Përfundon obduksioni i trupit të Fadil Syleviqit, u varros pasditën e sotme

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar obduksioni i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit.

“Ka përfunduar autopsia e Fadil Sylës. Raporti përfundimtar do të marrë kohë deri të përgaditet për shkak të procedurave, por ato cka mund të themi është se nuk ka pasur shenja të dhunës pra dyshimet janë se i njëjti ka pasur një vdekje natyrale”, tha Valon Hyseni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në anën tjetër KALLXO.com mëson se Syleviqi kishte dalur në ecje me disa të afërm të tij dhe kanë qenë të njëjtit që kanë njoftuar organet e sigurisë për vdekjen e tij.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë çështje.

Disa familjarë të Fadil Syleviqit kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se varrimi i tij është bërë gjatë ditës së sotme nga ora 13:00.