Përfundon numërimi në Malishevë: Fatmir Limaj nuk e fiton bindshëm as bastionin e tij

Nisma nuk ka arritur të mbahet fort as në bastionin e saj të vetëm, Malishevën, ku janë numëruar 100 për qind e votave, ndërsa

Nga 21.625 vota, Nisma e Fatmir Limajt ka marrë 7383 vota, që në përqindje i bie 34.94.

Edhe pse koalicioni Nisma – AKR prin me numrin e votave në komunën e Malishevës, Limaj nuk ka arritur që të bëjë diferencë të madhe në bastionin e tij. Votat janë shpërndarë edhe në parti të tjera.

E dyta në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ’ja për Malishevë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 4825 vota ose 23.49 për qind.

LDK’ja është e treta me 19.69 për qind, ndërsa e katërta është Lëvizja Vetëvendosje me 12.91 për qind.

Koalicioni AAK – PSD ka marrë 7.01 për qind të votave në Malishevë.

Ndryshe, në nivel vendi janë numëruar 98.15 për qind e votave, e në rezultatet e deritanishme prin Vetëvendosje me 25.56 për qind të votave, e pas saj është LDK me 24.87 për qind të votave.