[21:06] Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Gjakovës. Fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati i AAK-së, Ardian Gjini.

Gjini ka mposhtur kandidaten e VV-së, Mimoza Kusari Lila me një epërsi të madhe.

Gjini ka 20254 vota apo 56.06%. ndërkohë Mimoza Kusari Lila ka 15.837 vota apo 43.94%.

Ky do të jetë mandati i dytë i Gjinit në Gjakovë. Edhe herën e kaluar ai e mposhti e Kusari Lilën në balotazh.

[19:52] Janë numëruar rreth 10 mijë vota në garën për kryetar të komunës së Gjakovës.

Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini po fiton bindshëm me 68.17% të votave.

Mimoza Kusari Lila ka 31.83% të votave.

Ka filluar numërimi i votave për kryetar të komunës në Gjakovë.

Deri më tani janë numëruar mbi 3000 vota, ndërsa prin Ardian Gjini i AAK-së.

Mimoza Kusari Lila ka 33.85% të votave. Gjini ka 66.15%.