Edhe në Pejë janë numëruar të gjitha votat.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet në këtë komunë.
Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, në këtë komunë Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.14%, AAK 15.22%, LDK 18.83%, PDK 9.23%, IRDK 1.30% dhe subjektet tjera 6.28%.
Në Pejë kanë votuar 104 mijë e 82 qytetarë, kurse qendra të vendvotimit kanë qenë 122.
Ndryshe, KQZ është duke vazhduar me numërimin e votave edhe në komunat tjera, ku gjatë ditës së sotme pritet të shpallen edhe rezultatet preliminare.







