Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, prin Arben Vitia

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Prishtinë.

Kandidati që ka marrë më shumë vota është ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, i cili mori besimin e 843 personave.

Pas tij, numrin më të madh të votave ka marrë kandidati për kryetar të Prishtina nga LDK, Përparim Rama.

Ai mori gjithsej 483 vota, shkruan IndeksOnline.

I treti është renditur Uran Ismajli i PDK-së, me 445 vota, pastaj Daut Haradinaj nga AAK me 160 sosh.

Kurse, për Kuvendin Komunal në Prishtinë, qytetarët votuan më së shumti për Lëvizjen Vetëvendosje më 619 vota dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës më 412 sosh./IndeksOnline/