Në Selinë Qendrore të LDK-së ka përfunduar mbledhja e kryesisë së partisë, e thirrur nga Isa Mustafa.
Pas kësaj mbledhje, askush nga zyrtarët e lartë të LDK-së, e as kryetari Mustafa nuk janë pronocuar për media.
Gazetarëve u është thënë se do të lëshohet një komunikatë për media, raporton Ballkani.info.
Fillimisht, gjatë ditës, Mustafa ka mbledhur grupin parlamentar, me të cilët temë kyçe e diskutimit ka qenë arritja e një marrëveshje me LV-në.
Pas këtij takimi shkurtimisht ka folur para mediave nënkryetari i parë i partisë, Agim Veliu që ka komentuar video mesazhin që sot gjatë ditës e ka publikuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“S’besoj që mund të na përcaktojë dikush neve se kur t’i qojmë emrat e ministrave”, tha shkurt Veliu.
Momentalisht Mustafa është duke mbajtur takim me kryesinë e partisë, ku edhe me të njejtët do të diskutohet për ofertën e fundit e bërë nga Albin Kurti. /Ballkani.info/







