Sot është mbajtur një mbledhje urgjente e Kryesisë së LDK-së, pas incidentit të djeshëm në nëndegën e kësaj partie në Mat.
Mbledhja ka filluar në ora 13:00 ndërsa ka përfunduar pas dy orësh, por mediat nuk kanë qenë të lejuara brenda, shkruan Ballkani.info.
Sidoqoftë, gazetarët janë ende në pritje të anëtarëve të kryesisë që të marrin informacione se çfarë është diskutuar brenda mbledhjes. /Ballkani.info










