Përfundon mbledhja, ja sa vota ishin kundër Kryesisë së re të LDK-së

Lidhja Demokratike të Kosovës, ka zgjedhur kryesinë e re, në takimin e mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të shtunën.

Në këtë takim i cili ka zgjatur afër 30 minuta, janë zgjedhur nënkryetarët dhe sekretari i ri.

Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë.

Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar.

Ahmeti në një deklarim për medie ka njoftuar se Kryesia e re do të mbajë takim.

Ahmeti ka mohuar se në mbledhje është diskutuar nëse do të kenë votë për Osmanin presidente.

“Këshilli ka miratuar propozimet e kryetarit me shumicë votash, vetëm  tri vota kanë qenë kundër këtyre propozimeve, një abstenimin kurse të gjithë tjerët kanë qenë unanime”, ka thënë ai.