Ka përfunduar takimi që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur me Këshillin e Sigurisë.

Për pak minuta, pritet që i pari i vendit të dalë me konferencë për media.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra persona në disa komuna të Kosovës, derisa në aksion janë plagosur edhe katër policisë të Kosovës.