Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së e nisur në orën 22  në selinë e partisë.

Shefi i departamentit për media në këtë parti, Bashmir Xhemaj, pas mbledhjes ka thënë se kjo nuk ishte mbledhje e jashtëzakonshme, por për shkak të disa vonesave është shtyrë nga ora 19 në 22, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, qëllimi i mbledhjes është vizita e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrell që nesër vije në Kosovë dhe qëndrimet që PDK-ja do t’i prezantojë para tij.

Po ashtu Xhemaj ka thënë se nesër këto qëndrime do të bëhet të ditura nga lidershipi i PDK-së në një konferencë tjetër për media. /Ballkani.info/