LAJMI I FUNDIT

Përfundon mbledhja | Biden: Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani është i hekurt

Presidenti amerikan, Joe Biden sapo është deklaruar pas mbledhjes me ekipin e tij të sigurisë kombëtare pas sulmit iranian ndaj Izraelit, shkruan Ballkani.info.

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt”, ka thënë Biden. /Ballkani.info/