Përfundon intervistimi i Naser Krasniqit nga Specialja

Intervistimi ndaj ish-ushtarit te UCK-së Nesër Krasniqi ka përfunduar pak minuta më parë. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Florin Vertopi deri sa nuk ka dhënë më shumë detaje se në çfarë cilësie është intervistuar Krasniqi.

“Dëgjohemi nesër sepse jam shumë i lodhur”, ka thënë shkurt Vertopi për Gazetën Express.

Ky i fundit e ka angazhuar për avokat Florin Vertopin, po që ende nuk ka informacione nëse Krasniqi është ftuar si dëshmitar apo i akuzuar.