Përfundon intervistimi 6-orësh i Thaçit, marrja në pyetje vazhdon nesër

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë për intervistim nga prokurorët.

Atë e kanë pritur disa dhjetëra shqiptarë që po protestojnë kundër ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar. Një Kosovë e lirë e pavarur e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim i ligjit. Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të ngadhënjej për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim. Asnjëri nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për liri. Besoj në paqe, të vërtetën dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mirë me gjithë fqinjët. Kosova është storje suksesi dhe jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi e përhershme me SHBA-në”, ka thënë Thaçi para selisë së Speciales, teksa dëgjoheshin brohoritjet UÇK-UÇK dhe Thaçi – Thaçi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, nuk ka dashur të flasë për intervistimin e Hashim Thaçit nga Dhomat e Specializuara.

“Ekziston një parim i mirë gjerman që të mos komentojmë kurrë mbi drejtimin e punëve gjyqësore, kështu që unë do t’i përmbahem kësaj”, ka thënë