Ka përfunduar e qetë protesta e organizuar nga serbët lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilët po e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovës.

Protesta është mbajtur në Sheshin  “Car Llazar”, raporton Ballkani.info.

Për të siguruar rendin publikë të pranishëm kanë qenë Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX.

Po ashtu të pranishëm në këtë protestë ka qenë edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ish-deputeti, Slavko Simiq, si dhe kryetari partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Kjo protestë është thirrur pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së lumit Ibër, që është kundërshtuar nga pala serbe, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR./Ballkani.info/