Përfundon e qetë protesta e VV-së (VIDEO)

Ka përfunduar e qetë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Qëllimi i protestës ka qenë kërkesa për shkarkimin e Lumezit, shkruan Ballkani.info.

Para ndërtesës së kryeprokurorit të shtetit në Prishtinë, ka folur edhe deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca. /Ballkani.info